Pas fjalëve të trajnerit Xavi Hernandez, i cili pyeti klubin se përse në tribuna kishte 30 mijë tifozë nga Gjermania, edhe presidenti Joan Laporta komentoi këtë gjë në lidhje me ndeshjen me Eintracht Frankfurt.
Barcelona pësoi një tronditje të madhe në çerekfinalen e Ligës së Evropës dhe u mposht në shtëpi nga Eintracht Frankfurt (2-3), ndërsa ndeshja u përshkrua me numrin e madh të tifozëve mysafirë që erdhën në “Camp Nou”.
Edhe pse pritej të kishin një mbështetje të madhe, mysafirët nga Gjermania e kaluan atë dhe më shumë se 30 mijë mbërritën në stadium, kur kishin vetëm 5000 bileta të rezervuara.
“Ajo që ndodhi në tribuna është një turp dhe nuk duhet të përsëritet”.