Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Laporta i bindur se Barcelona do të nënshkruaj me Haalandin në verë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se klubi i tij do të jetë në kërkim të Erling Haaland këtë verë, pasi ai e ka bërë sulmuesin e Borussia Dortmundit objektivin e tij kryesor të transferimit.

Mund të jetë befasi për shumëkënd, por Laporta këmbëngul se Blaugranët do të kenë paratë e nevojshme për të transferuar norvegjezin në afatin e ardhshëm transferues.

“Do të nënshkruaj me Haaland verën e ardhshme”, besohet se u ka thënë Laporta kolegëve me dyer të mbyllura.

Megjithatë, transferimi i lojtarit nuk do të jetë i lehtë pasi Barcelona ka ende probleme financiare, por pyetja tjetër që rrethon është nëse katalunasit mund të paraqesin projektin më të mirë sportiv për të bindur 21-vjeçarin se Camp Nou do të ishte vendi më i mirë që ai të vazhdojë karrierën e tij.

Sipas gazetës Marca, kjo është diçka për të cilën Laporta tashmë ka punuar dhe ka folur me agjentin e Haalandin, Mino Raiola, me të cilin ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer, si dhe me babanë e sulmuesit norvegjez.

Ylli i madh i Barcelonës

Ka shumë aspekte për planin e Laportas për të bindur Haaland dhe një prej tyre është se ai do të jetë ylli kryesor i ekipit dhe skuadra do të ndërtojë rreth tij. Kjo thuhet se është një garanci që ai nuk mund të arrijë diku tjetër.

21-vjeçari do të rrethohej nga lojtarë të tjerë cilësorë të rinj; si Ansu Fati, Pedri dhe Ferran Torres, por edhe nënshkrime të tjera që Laporta shpreson të bëjë në të ardhmen.

Barcelona po planifikon me optimizëm për të ardhmen dhe ata shpresojnë që Haaland do ta pranojë atë dhe do të dëshirojë të jetë pjesë e saj.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

  Manchester United është nikoqire e Crystal Palacet në kuadër …

Manchester United – Crystal Palace, formacionet zyrtare

Sergio Aguero është pensionuar edhe zyrtarisht nga futbollit i luajtur. …

Manchester City i shkruan Agueros, pas pensionimit të detyrueshëm

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh