Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Kush si vlerësohet, sa janë shanset: Listohen favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve

Liverpooli dhe Manchester City janë favoritët e përbashkët për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon përpara ndeshjeve të para gjysmëfinale.

Në një raportim të bërë nga The Sun, dy gjigantët anglezë shihen në shanset 6/5 për të ngritur trofeun në Paris më 28 maj.

Dyshja spanjolle, Real Madridi dhe Villarreali pritet të eliminohen nga gara në fazën gjysmëfinale.

Real Madridin parashikohet në shanset 6/1, me Villarrealin ka marrë 20/1 për të ngritur trofeun, në atë që do të ishte titulli i parë i Ligës së Kampionëve për kampionët e Ligës së Evropës.

Është një ndeshje e dyfishtë Angli kundër Spanjës në gjysmëfinale të këtij viti, me Manchester Cityn që do të përballet me Real Madridin në një përsëritje të ndeshjes së 1/8 së finales në edicionin 2019-20, nga e cila përparoi City i Pep Guardiolës.

Skuadra e Guardiolës është favorit 4/11 për të kapërcyer kundërshtarët spanjollë këtë herë, me një vend për Real Madridin në finale me kuotën 2/1.

Liverpooli përballet me gjysmëfinalen më të lehtë në letër, duke u takuar me Villarrealin e Unai Emery, i cili shkaktoi një tronditje duke eliminuar Bayern Munichun në çerekfinale në fillim të kësaj jave.

Reds e Jurgen Klopp janë favoritët e 1/7 për të rezervuar vendin e tyre në atë që do të ishte finalja e tyre e 10-të, ndërsa skuadra e Emerys është në 9/2.
Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Manchester City ka fituar si mysafir i Peterborough me rezultat …

Man City mposht Peterborough, kalon në raundin tjetër të FA Cup

Kombëtarja e Holandës ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Danimarkës …

Holanda fiton miqësoren e gjashtë golave ndaj Danimarkës, Eriksen shënoi në rikthimin pas nëntë muajve

📣 Top Lajmet

  • Florentino Perez u ka treguar lojtarëve të …
  • “Nder dhe emocion i madh, e njoh …
  • Donnarumma ose Navas do të largohet nga …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Real Madrid vs Real Betis Live
  • Torino vs Roma Live
  • Chelsea vs Leicester City Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh