Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Koha për të diskutuar ‘gardën e vjetër’ te Barcelona: Busquets, Alba dhe Dani Alves, më shumë bëjnë dëm, se sa mirë në skuadër

Barcelona ka një problem për të cilin nuk është folur shumë gjatë gjithë sezonit, por duket se tani ka ardhur koha.

Debati ka qenë i fokusuar në nënshkrimin e një sulmuesi, ose rinovimit rrethon për Ousmane Dembelen.

Por ka një temë më të mprehtë dhe delikate që duhet të merret parasysh dhe ajo përfshin disa nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të klubit dhe rinovimin e skuadrës përpara sezonit të ardhshëm.

Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Dani Alves janë disa nga më të mirët që kanë luajtur ndonjëherë për skuadrën katalanase, por të gjithë po tregojnë dobësi.

Busquets ishte fajtor për një gol të pësuar kundër Real Madridit në Superkupën e Spanjës.

Alba ishte përsëri fajtor për dhënien e topit disa herë kundër Athletic Bilbao në humbjen e Kupës së Mbretit, si dhe u ekspozua ndaj Nico Williams gjatë gjithë kohës, plus shkaktoi penallti që eliminoi Barcelonën nga kompeticioni.

Në të njëjtën ndeshje, Alves dhuroi topin në tre raste, gjë që për pak i kushtoi me gola Barcelonës.

Pavarësisht gëzimit dhe përvojës që sjell Alves, nuk është e mjaftueshme dhe ai nuk mund të bëjë kaq shumë gabime, sepse ato do t’i kushtojnë shtrenjtë skuadrës.

Të tre kanë vlerë të madhe sentimentale për tifozët dhe trajnerin Xavi Hernandez, por ndoshta tani ata po shkaktojnë më shumë dëm sesa që po bëjnë mirë.

Tani është koha që Barcelona t’u thotë një lamtumirë emocionale këtyre lojtarëve dhe të shikojë të ndërtojë për të ardhmen me lojtarë të rinj që mund të qëndrojnë në klub për dekadën e ardhshme.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Klubi anglez, Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit …

Zyrtare: Erik ten Hag, trajner i ri i Manchester United

Anglia do të pres Italianë në ndeshjen që konsiderohet për …

Formacionet zyrtare, Angli – Itali: Manicni dhe Southgate më disa ndryshime

📣 Top Lajmet

  • Zyrtare: Gareth Bale transferohet te Los Angeles
  • Sadio Mane: Kisha marrëveshje me Manchester Unitedin, …
  • Zyrtare: Fidan Aliti vazhdon kontratën me Zurich

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Germany vs Italy Live
  • England vs Hungary Live
  • Netherlands vs Wales Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh