Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Klopp befason të gjithë në Angli, kërkon tri pikët në tavolinë përballë Manchesterit

Manchester United është nikoqir i Liverpoolit në kuadër të xhiros së tretë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq e kan nisur në mënyrë të tmerrshme këtë sezon në Angli, ku kanë pësuar dy humbje në dy xhirot e para.

E falë këtyre rezultateve katastrofale, tifozët e United po mendojnë të organizojnë një protestë të hënën dhe kjo gjë nuk po i pëlqen aspak trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Klopp ka thënë se shpreson që tifozët mos të shndërrohen në faktor, në të kundërt do të kërkojnë tri pikët në tavolinën ndaj Unitedit.

“Shpresoj që tifozët të mos shndërrohen në një faktor për të prishur ndeshjen, por nëse diçka e tillë ndodh atëherë ne duhet të marrim tre pikët në tavolinë”.

“Tifozët e United mund të mos duan që ndeshja të zhvillohet, mirëpo ne nuk kemi të bëjmë aspak me një situatë të tillë. nuk mund të rrezikojmë që më pas ndeshjen ta riprogramojmë për t’u luajtur në një kalendar të ngjeshur”.

“Ne shpresojmë që të luajmë të hënën dhe më pas të rikthehemi normalisht në shtëpi, nuk e kam idenë se çfarë mund të ndodhë, por nëse ndeshja shkatërrohet atëherë dua tre pikët në tavolinë. Ne kemi përgatitur ndeshjen dhe jemi gati për të luajtur”, u shpreh Klopp.

Kujtojmë se edhe në sezonin e kaluar në ndeshjen mes United dhe Liverpool, tifozët e “Djajve të Kuq” u bënë faktor për të shtyrë ndeshjen duke qenë se pushtuan fushën dhe penguan autobusin e ekipit me sfidën që më pas u zhvendos në një tjetër datë.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Paris Saint-Germain ka triumfuar 5-2 ndaj Montpellier në kuadër të …

Notat e lojtarëve: PSG 5-2 Montpellier, Neymar ishte më i miri

Bayern Munich do të pres Wolfsburgun në “Allianz Stadium” në …

Formacionet zyrtare, Bayern Munich – Wolfsburg: Bavarezët duan ta mbyllin vitin me fitore

📣 Top Lajmet

  • Real Madrid vs Real Sociedad Live
  • Barcelona vs Espanyol Live
  • Manchester City vs Everton Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Real Madrid vs Real Sociedad Live
  • Paris Saint-Germain vs Reims Live
  • Napoli vs Roma Live

No comments to show.
  • Real Madrid vs Real Sociedad Live
  • Paris Saint-Germain vs Reims Live
  • Napoli vs Roma Live
  • Lazio vs Fiorentina Live
  • Bayer Leverkusen vs Borussia Dortmund Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh