Franck Kessie u largua nga Milani pas pesë viteve qëndrim në ‘San Siro’.
Mesfushori afrikan mbeti futbollist i lirë dhe vendosi t’i bashkohej Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me katalunasit dhe po luan mjaftë mirë në ndeshjet parasezonale.
Kessie ka shpjeguar arsyen pse zgjodhi Barcelonën, duke thënë se tani ky klub është shndërruar në shtëpinë e tij të dytë.
“Mikpritja për mua ka qenë mjaft e ngrohtë. Gjithçka po shkon shumë mirë, me stafin dhe shokët. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë, Barcelona është kthyer shtëpia ime e dytë”.
“Ky klub është krijuar për të fituar. Nëse të thërret Barcelona ti nuk mund të refuzosh ftesën. Ndodhem në klubin më të bukur në botë”.
“Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, do të bëjmë më të mirën tonë për të realizuar objektivat tona. Stafi punon shumë mirë”.
“Ekipi ka një identitet të qartë loje: qarkullim topi dhe shumë teknikë. Kemi lojtarë shumë të mirë në ekip, të gjithë janë tepër të aftë e të talentuar”, deklaroi reprezentuesi i Bregut të Fildishtë.