Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Kërkohet nga top klubet evropiane, por Nkunku rinovon kontratën me Leipzig ku do të ketë edhe një klauzolë largimi

Christopher Nkunku është njëri nga futbollistët më të mirë në Evropë, së paku me formën më të mirë edicionin e fundit.

Sulmuesi francez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën gjermane RB Leipzig duke bërë gjithë gjigantët evropianë për vete.

Në 51 ndeshje zyrtare mes kampionatit, Kupës dhe garave evropiane, Nkunku ka realizuar 35 gola derisa ka asistuar në 20 të tjerë.

Viele Grüße aus Paris 📬🇫🇷 pic.twitter.com/Tn4bzSm7jj

— RB Leipzig (@RBLeipzig) June 23, 2022

Real Madrid, Bayern Munich, PSG, Barcelona, Juventus, Milan, Man Utd, Man City, Chelsea e Arsenal janë vënë pas francezit, derisa Leipzig po kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë.

Por futbollisti francez ka rinovuar kontratën me RB Leipzig edhe për katër vite të tjera.

24-vjeçari ka pranuar vazhdimin e kontratës deri në vitin 2026 do të ketë pagë të dyfishuar pasi do të fitojë shtatë milionë euro në sezon.

Përveç kësaj agjenti i lojtarit i ka vendosur një klauzolë largimi prej 60 milionë euro, kusht që është pranuar nga drejtuesit e klubit gjerman.

Leipzig ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me Nkunkun, i cili nuk do të lëvizë nga Bundesliga së paku edhe për një edicion.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Roma ka arritur ta mposht Feyenoordin në finalen e Ligës …

Festa e lojtarëve të Romës në Tiranë me trofeun e Ligës së Konferencës

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj …

Paris Saint-Germain 3-0 Bordeaux, notat e lojtarëve

📣 Top Lajmet

  • Lukaku nuk i kursen thumbimet ndaj Chelseat …
  • Pas 21 vitesh në klub, Jesse Linard …
  • Me Neymarin që mund të largohet, PSG …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Germany vs Italy Live
  • England vs Hungary Live
  • Netherlands vs Wales Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh