Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Karim Benzema futet në histori të Real Madridit – tani para vetës ka vetëm Cristiano Ronaldon

Karim Benzema tregoi edhe një herë të enjten mbrëma se pse po shihet si legjendë e Real Madridit, duke u kthyer në një nga golashënuesit më të mirë në historinë e klubit.

Goli i tij në fitoren 6-0 të Los Blancos ndaj Levantes ishte një moment historik.

Ai gol kundër Levantes ishte i 323-ti me ngjyrat e Real Madridit, që e vendosin atë në barazim me rekordin e Raul Gonzalez, si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit.

Francezi tani ka vetëm Cristiano Ronaldon para, i cili shënoi 451 gola gjatë kohës së tij në Real Madrid.

🌟 ¡Los mejores goles de una LEYENDA! 🌟
3️⃣2️⃣3️⃣ @Benzema#RealFootball pic.twitter.com/qrvwp9u9T6

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 13, 2022


Benzema është golashënuesi i tretë më i mirë i Real Madridit në historinë e La Liga, me 219 golat e tij, pasi Raul ka 228 gola, ndërsa Ronaldo ka gjetur golin në 312 raste.
34-vjeçari me kalimin e kohës po përmirësohet. Ai tani ka shënuar 44 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke tejkaluar totalin e tij më të mirë të mëparshëm prej 32 golash në sezonet 2011/12 dhe 2020/21.

Ai ka shënuar 425 gola në karrierë (323 për Real Madridin, 66 për Lyonin dhe 36 për Francën), gjë që e bën atë golashënuesin më të mirë francez në histori, duke tejkaluar totalin e Thierry Henry prej 411.

Benzema, rrugës për 400 gola

Benzemas iu deshën pesë vjet e pesë muaj nga debutimi i tij në vitin 2009 për të shënuar golin e tij të 100- të me Real Madridin, i cili erdhi kundër Real Betis në janar 2014.
Ai e dyfishoi numrin më 7 nëntor 2018 kundër Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve.

Atij iu deshën tre vjet e dy muaj për të arritur 300 gola, në ndeshjen me Valencian më 8 janar 2021, dhe ai tani po shikon drejt numrit magjik 400.

Rekord historik i paraqitjes

Përveç arritjeve të tij të jashtëzakonshme të golave, ai arriti numrin e 603 paraqitjeve për Real Madridin kundër Levantes.

Ai tejkaloi 601 paraqitjet e Fernando Hierros kundër Manchester Cityt dhe tani është i gjashti në listën e lojtarëve me më shumë paraqitje në të gjitha kohërat për Real Madridin.

Francezi është pas Santillana (645), Sergio Ramos (671), Manolo Sanchis (710), Iker Casillas (725) dhe Raul (741).

Ai ka bërë 414 paraqitje në La Liga, 122 në Ligën e Kampionëve, 44 në Copa del Rey, 11 në Superkupën e Spanjës, tetë në Kupën e Botës për Klube dhe 4 në Superkupë.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Chelsea është mysafir i Brentfordit në Brentford Community Stadium, ku …

Chelsea kërkon të kthehet te fitorja ndaj Brentfordit – formacionet zyrtare

Bayern Munichu ka qenë bindës në triumfin prej 4-1 në …

Bayerni nëpërkëmb Herthan për një tjetër fitore në Bundesliga

📣 Top Lajmet

  • Barcelona e përfundon sezonin me humbje, derisa …
  • Arsenal vs Manchester United Live
  • Arsenali merr një fitore të madhe ndaj …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Barcelona vs Villarreal Live
  • Real Sociedad vs Atletico Madrid Live
  • Sassuolo vs AC Milan Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh