Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Kampi i Tottenhamit ‘goditet’ nga COVID-19:Gjashtë lojtarë rezultojnë pozitivë

Tottenham Hotspur është tronditur nga një valë inkfetimesh me COVID-19 në kampin e tyre dhe është raportuar se deri në gjashtë lojtarë kanë rezultuar pozitivë.

Sky Sports gjithashtu ka raportuar se dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë në ditët e fundit.

Klubi aktualisht është duke pritur për rezultatet e testit PCR për të konfirmuar nivelin e infektimeve.

Skuadra e Antonio Contes do të përballet me Rennes në ndeshjen e fundit të Grupit G të Ligës së Konferencës së Evropës të enjten në mbrëmje.

Spurs shkojnë në atë sfidë si e dyta në grup, por kanë pikët e njëjta me Vitessen.

Një humbje shokuese ndaj NS Mura dy javë më parë do të thotë që Spurs duhet të fitojnë në shtëpi të enjten për të siguruar kalimin në fazat e eliminimit.

Që nga ajo humbje, Spurs kanë shënuar fitore kundër Brentford dhe Norëich City përkatësisht.6

Conte ende nuk ka humbur në Ligën Premier me Spurs pasi zëvendësoi Nuno Espirito Santo muajin e kaluar.

Një deklaratë e Ligës Premier konfirmoi se kishte 12 teste të reja pozitive për COVID-19 në raundet e fundit të testimit.

“Liga Premier mund të konfirmojë sot se ndërmjet të hënës 29 nëntor dhe të dielës 5 dhjetor, në dy raunde testimi, 3,154 lojtarë dhe staf i klubit u testuan për COVID-19”.

“Nga këto, ishin dymbëdhjetë teste të reja pozitive. Liga Premier po ofron këtë informacion për qëllime të integritetit dhe transparencës së konkurrencës”.

“Asnjë detaj specifik për klubet apo individët nuk do të jepet nga Liga dhe rezultatet do të bëhen publike në baza javore”.

Tottenham është në vendin e pestë në Ligën Premier dhe ka një listë të ndërlikuar të ndeshjeve, duke përfshirë Liverpoolin më 19 dhjetor.

Ata gjithashtu kanë një lojë shtesë për të luajtur pasi ndeshja e tyre me Burnley u shty nëntë ditë më parë për shkak të borës së madhe.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Roma e ka nisur me fitore edicionin 2022/23 në Serie …

Roma e nis me fitore edicionin e ri edhe pse vuajti ndaj Salernitanas

Barcelona dhe Sevilla zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 30-të të …

Formacionet zyrtare: Barcelona synon ngritjen në sfidën ndaj Sevillas

📣 Top Lajmet

  • Poland vs Albania Live
  • Juventus vs Torino Live
  • Bristol City vs Manchester City Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live

No comments to show.
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live
  • Wales vs Latvia Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh