Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Juventusi i intriguar nga transferimi i mundshëm i Depay, Barcelona gati ta lejojë largimin për çmim të arsyeshëm

Barcelona është gati të lejojë largimin e Memphis Depay, i cili pëlqehet nga Juventusi dhe një ofertë e kënaqshme do të mund ta kompletonte një lëvizje te gjiganti nga Serie A.

Pavarësisht një fillimi premtues, Depay po bëhet, ndeshje pas ndeshje, një nga zhgënjimet më të mëdha të sezonit.
Paraqitja e tij e shkëlqyer me Lyonin dhe PSV Eindhoven emocionoi Barcelonën, veçanërisht kur sulmuesi e nisi mirë sezonin, duke qenë ylli i skuadrës.

Megjithatë, performanca e Memphis ka qenë në rënie, veçanërisht me largimin e Ronald Koeman, i cili ishte një nga arsyet pse sulmuesi nënshkroi për Barçën para ekipeve tjera.
Depay thuhet se nuk pëlqeu aspak mënyrën se si u largua trajneri, me të cilin ruan një marrëdhënie të shkëlqyer, ndërsa mendon se rëndësia e tij në skuadër është zbehur dhe nuk është përshtatur ende me udhëzimet e reja të Xavi Hernandez.

Juventusi dëshiron Depayn

Në këtë situatë, Juventusi, i cili po përjeton një krizë të madhe rezultatesh, ka trokitur sërish në derën e Depay.

Massimiliano Allegri konsideron se holandezi do të ishte njeri që do bënte diferencën në skemën e tij, ndaj Zonja e Vjetër do ta kërkojë nëse Barça vendos ta lejojë largimin e tij.
Juventusi ka nevojë për sulmues me lëvizshmëri dhe Allegri vazhdon të mendojë se Memphis do të ishte alternativa më e mirë.

Një ofertë afër 60 milionë euro për Depay do të ishte shumë e mirëpritur nga Barcelona, e cila synon transferimin e Erling Haaland dhe i nevojiten para për të bërë transferime tjera të nivelit të lartë

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Dortmundi ka fituar 6-0 ndaj Borussia Monchengladbachut në kuadër të …

Vlerësim maksimal për Reus: Dortmund 6-0 Monchengladbach, notat e lojtarëve

Juventusi ka regjistruar fitore prej 2-1 përballë Sassuolos në Stadio …

Juventusi merr pikët ndaj Sassuolos

📣 Top Lajmet

  • Kosova vs Andorra Live
  • Juventus vs Torino Live
  • Bristol City vs Manchester City Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live

No comments to show.
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live
  • Wales vs Latvia Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh