Aaron Ramsey dhe Juventusi ka ndarë më në fund rrugët, ku tani ka një konfirmim zyrtar nga klubi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale. “Zonja e Vjetër” ka shkruar se bëhet fjalë për zgjidhje të kontratës me pajtim dypalësh.
“Përfundimi i kontratës së Aaron Ramseyt me Juventusin është zyrtar”, shkruhet shkurt në njoftim.
Mesfushori erdhi në vitin 2019 te Juventusi, pasi mesfushori mbeti pa kontratë me Arsenalin, por eksperienca me ‘Zonjën e Vjetër’ nuk ishte me fat, pasi kishte shumë lëndime.
Ai zhvilloi 69 paraqitje gjithsej dhe shënoi vetëm 6 gola.
Ramsey së fundmi ishte i huazuar për gjashtë muaj te Rangers.