Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Juventusi do t’i largojë katër futbollistë gjatë janarit, tre prej tyre mesfushor

Juventusi nuk është duke kaluar një moment të mirë këtë edicion, pasi ka mbetur shumë mbrapa në garën për titull.

Rikthimi i trajnerit Massimiliano Allegri nuk i ka rikthyer në binar bardhezinjtë të cilët në 17 ndeshjet e para kanë pësuar pesë humbje dhe kanë marrë katër barazime.

Te gjiganti italian mezi presin afatin kalimtar të janarit për të bërë disa ndryshime.

Mesfusha vazhdon të mbetet reparti më problematik, pasi nga aty pritet të largohen plot tre mesfushorë gjatë janarit.

Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Arthur Melo janë tre lojtarët që Massimiliano Allegri i ka dhënë leje klubit që t’i largoj.

Ndërkohë në listën e largimeve është edhe sulmuesi suedez Dejan Kulusevski i cili nuk është në planet e trajnerit italian.

Tanimë te Zonja e Vjetër janë në listën e transferimeve disa emra si Denis Zakaria, Dusan Vlahovic,Aurelien Tchouameni e Donny Van de Beek.

Afati kalimtar i janarit pritet të jetë shumë aktiv për Zonjën e Vjetër si në dalje të lojtarëve ashtu edhe në hyrje të tyre

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Historia e Yusuf Demirit te Barça filloi në një mënyrë …

Yusuf Demir flet pas largimit nga Barcelona: Isha i trishtuar, por u rrit si profesionist në atë klub

Marcelo Brozovic dhe Stefan de Vrij thuhet se janë jashtë …

Interi me dy mungesa të mëdha ndaj Torinos

📣 Top Lajmet

  • “E ka provuar më parë”, Benzema nuk …
  • Napoli synon transferimin e Brojës dhe Asllanit …
  • Pochettino thotë se ai dhe Mbappe do …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Roma vs Feyenoord Live
  • Barcelona vs Villarreal Live
  • Real Sociedad vs Atletico Madrid Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh