Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Juventusit për afatin kalimtar të verës.
Mesfushori ofensivë i Romës pëlqehet dhe ndiqet që disa vite nga Juventus, por Giallorosët kanë refuzuar disa oferta.
Juve ende nuk e ka të qartë të ardhmen e Paulo Dybalas i cili mund të largohet në verë si futbollist i lirë dhe Zaniolo shihet si zëvendësuesi i tij.
Gazeta torineze Tuttosport ka raportuar se Juve ka dalë me një ofertë konkrete për Romën.
Në fakte Zonja e Vjetër ka dy propozime për Giallorosët, ku i pari është oferta prej 40 milionë eurove për kartonin e Zaniolos.
Ndërkohë oferta e dytë që Juve po mendon ta bëjë është duke i ofruar shërbimet e mesfushorit amerikan Weston McKennie dhe para për italianin.
Tani topi është në anën e Romëse nëse do ta pranojnë njërën nga ofertat e Juves apo t’ia vazhdojnë kontratën talentit të tyre.