Joao Felix është njëri nga objektivat e Manchester Cityt për repartin ofensivë për edicionin e ardhshëm.
Sulmuesi portugez pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që ka kërkuar transferimin e tij në Etihad Stadium.
Por transferimi i Felix te kampioni në fuqi i Anglisë nuk do të jetë aspak i lehtë, për faktin se Atletico Madrid është një skuadër shumë e vështirë për t’i blerë futbollistë.
22-vjeçari ka pasur një sezon të mirë, ku në 34 ndeshje zyrtare shënoi 10 gola dhe asistoi në gjashtë të tjerë.
Megjithatë ka qenë vet sulmuesi portugez që i ka mbyllur derën kampionëve të Anglisë, duke thënë se është i lumtur te Atletico Madrid.
“Jam mire tek Atletico dhe qëndroj i fokusuar vetëm te skuadra. Jam i qetë për sa i përket të ardhmes. Jam i vetëdijshëm për atë që mund të bëj dhe për këtë arsye jam i qetë edhe me veten time”, u shpreh talenti portugez.
Felix ka kontratë afatgjate me Atletico Madridin deri në verën e vitit 2026 me skuadrën spanjolle që tri vite më parë pagoi 127 milionë euro për transferimin e tij nga Benfica.