Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Interi gjatë kësaj jave prezanton tri transferime të reja dhe rinovimin me Inzaghin

Interi do të njoftojë tre nënshkrime të reja dhe zgjatjen e kontratës së Simone Inzaghit ndërsa bisedimet për rikthimin e Romelu Lukakut janë në vazhdim.

Nerazzurrët janë klubi më i ngarkuar në Serie A për momentin. Negociatat e tyre më të spikatura mund të shohin që belgu të kthehet në klub në formë huazimi një vit pas lëvizjes së tij prej 113 milionë euro te Chelsea.

Sidoqoftë, Beppe Marotta tashmë ka përfunduar tre nënshkrime të cilat duhet të shpallen këtë javë.

Henrikh Mkhitaryan dhe Andre Onana do t’i bashkohen gjigantëve të Serie A si lojtar të lirë. “Mkhitaryan do të zyrtarizohet në ditët në vijim, e njëjta gjë vlen edhe për Onanën”, konfirmoi drejtori i Interit të hënën.

Ish-portieri i Ajaxit iu nënshtrua testeve mjekësore me Nerazzurrët në janar, ndërsa ish-mesfushori i Romës, Arsenalit dhe Manchester Unitedit pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore me Interin të mërkurën.

Raoul Bellanova do të kalojë në Stadio Meazza në formë huazimi me detyrimin për ta blerë nga Cagliari dhe sipas raportimeve të shumta, Interi do të njoftojë sot rinovimin e kontratës së Simone Inzaghit.

Taktikani italian nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me Interin verën e kaluar dhe do të zgjasë qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2024. Interi nuk arriti të ruante titullin e Serie A sezonin e kaluar, por fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Manchester Unitedi ka hapur bisedimet paraprake me rrethin e Paulo …

Manchester Unitedi hap bisedimet paraprake me Dybalan

Willian ka pranuar se kishte dashur të largohej nga Arsenali …

Willian: Kërkova të largohesha nga Arsenali pas vetëm tre muajsh

📣 Top Lajmet

  • Lukaku flet me presidentin e Interit për …
  • Pas 21 vitesh në klub, Jesse Linard …
  • Me Neymarin që mund të largohet, PSG …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Germany vs Italy Live
  • England vs Hungary Live
  • Netherlands vs Wales Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh