Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Interi fiton me lehtësi ndaj Veronës dhe vazhdon fuqishëm garën për titull

Interi ka fituar pa vështirësi në shtëpi ndaj Hellas Verona me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit ka vazhduar me fitore në kampionat dhe i është ofruar në vetëm një pikë liderit, Milanit, në garën për titull kampioni.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Nerazzurrëve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 22-të dhe ishte Nicolo Barella, i cili shënoi për epërsinë 1-0 pas asistimit të Ivan Perisic.

Për golin e dytë u përkujdes sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko (30’) që shënoi nga afërsia për 2-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë thuajse e barabartë, me Veronën që tentonte ta ngushtonte epërsinë dhe Interin që luante kujdesshëm.

Deri në fund, pati raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe Interi i gëzua në fund fitores me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 66 pikë, ndërsa Verona zë vendin e nëntë me 45 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Spezia, ndërsa Verona udhëton te Atalanta.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Jemi futur në janarin e vitit 2022, muaj ku është …

Sa para mund t’i shpenzojnë skuadrat e Ligës Premier në janar – Tottenham ka 400 milionë në dispozicion

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen e parë miqësore …

Hysaj flet për përballjen ndaj Spanjës: Do jetë ndeshje e bukur, synojmë rezultat pozitiv

📣 Top Lajmet

  • Momenti kur Real Madridi me kapitenin Marcelo …
  • Zyrtare: Ralf Rangnick konfirmohet përzgjedhës i Austrisë
  • Mohamed Salah shpallet ‘Futbollisti i Vitit’ nga …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Liverpool vs Real Madrid Live
  • Roma vs Feyenoord Live
  • Barcelona vs Villarreal Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh