Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Granit Xhaka e refuzoi shiritin e kapitenit – por Arteta ka dikë tjetër si lider te Arsenali

Fitorja e Arsenalit ndaj Brenfordit në fundjavë ndihmoi në mbajtjen e ambicieve për top katër të Topçinjve – kryesisht falë dy lojtarëve të akademisë në Hale End që i kanë shtyrë londinezët përpara gjatë gjithë sezonit.

Ndikimi që Bukayo Saka dhe Emile Smith Rowe kanë pasur në skuadrën e Mikel Artetës këtë sezon ka qenë fenomenal.

Është e vështirë të imagjinohet se ku do të ishte Arsenali pa ta.

Edhe pse rikthimi i Smith Rowe në skuadër rezultoi të ishte katalizatori për një fitore vendimtare, ka ende disa çështje bezdisëse që mund të prishin përpjekjen e Arsenalit për t’i dhënë fund mërgimit të tyre shumëvjeçar nga Liga e Kampionëve.

Një prej tyre është edhe situata aktuale për kapitenin e Topçinjve, e cila u theksua pasi Granit Xhaka në dukje refuzoi të merrte shiritin pas zëvendësimit të Alexandre Lacazette në fundjavë.

Lacazettes iu dorëzua shiriti i kapitenit deri në fund të sezonit pasi Pierre-Emerick Aubameyang u përjashtua nga klubi muajin e kaluar.

Megjithatë, një kandidat i ri për të marrë kapitenin e Topçinjve është shfaqur dhe me sa duket do të jetë Martin Odegaard.

Arteta dukej të lë të kuptohet se pasardhësi afatgjatë i Aubameyang ndoshta ishte vendosur tashmë kur ai i dha mesfushorit një miratim për të marrë shiritin.

“Ai sigurisht i ka të gjitha cilësitë për ta bërë këtë, absolutisht”, deklaroi Arteta për Odegaard pas ndeshjes.

“Duke folur me trajnerin e tij të kombëtares dhe sa mirë flasin për të. Ai ecën nëpër korridor dhe të gjithë e duan”.

“Ai është një djalë kaq i mirë, i përulur dhe udhëheq me mënyrën si është. Është shumë e natyrshme për të dhe kjo do të vijë”.

“Ai krijoi pritshmëri edhe kur ishte 16 vjeç. Të gjithë e donin atë. Dhe më pas ai duhej ta përmbushte atë në një klub si Madridi ku konkurrenca është ashtu siç është”.

“Është jashtëzakonisht e vështirë, por tani ai ka gjetur vendin e tij. Ai është me të vërtetë i lumtur këtu, ai ka mjedisin. Ai ka njerëzit, ai ka kohë në fushë për ta shijuar dhe unë mendoj se kjo është ajo që ai po bën”, ka shtuar më tej ai.

Por, komentet e Artetës në fakt kanë ngritur më shumë pyetje sesa përgjigje.

Është e vështirë të kuptosh pse, nëse Odegaard ka cilësitë për të marrë shiritin në krah, është vendosur që Arteta të vazhdojë me Lacazetten si kapiten i klubit deri në fund të sezonit?

Francezi vështirë se ka qenë në formë shkëlqyese këtë sezon, por kjo është një pyetje që shkon përtej formës; ndoshta edhe përtej cilësive të tij drejtuese.

Sulmuesi i Topçinjve do të jetë një lojtar i lirë në verë dhe, për momentin, nuk ka shenja që sugjerojnë se situata ka të ngjarë të ndryshojë.

Duke qenë se Odegaard nënshkroi një marrëveshje afatgjatë me klubin në verë dhe Lacazette mund të largohet brenda disa muajsh, me siguri opsioni logjik do të ishte lehtësimi i lojtarit norvegjez në këtë rol tani.

23-vjeçari është kapiteni për kombëtaren e tij, kështu që vështirë se Arteta do t’ia kalonte rolin dikujt që nuk mund të merrte përgjegjësinë.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Juventusi ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në fazën përgatitore. …

Allegri: Pogba do të jetë ikona e Juventusit

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se do të rivalizojë të gjithë …

Liverpooli është konkurrent serioz për transferimin e Haalandit

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh