Gjermania ka fituar miqësoren ndaj Izraelit me rezultat 2-0.
Ndeshja nisi me Pancerët në sulm, duke tentuar dy herë radhazi me Kai Havertz, por gjuajtjet e tij u pritën nga portieri Ofir Marciano.
Goli i parë erdhi në minutën e 36-të, kur David Raum harkoi në zonë për Havertz i cili shënoi për 1-0.
#Germany 1-0
36' Kai Havertz
Assist: Raum pic.twitter.com/h7k3Kr44Qe— Football GIF (@FAHDGIF) March 26, 2022
Në fundin e pjesës së parë ishte Ilkay Gundogan që asistoi te Timo Werner që shënoi për 2-0.
Gol Werner!🇩🇪 pic.twitter.com/ytdu0u1q4A
— Chelsea FC Türkiye 🇹🇷 (@CFC_Turkiye) March 26, 2022
Rezultati ka mundur të jetë ndryshe në fund, por Gjermania dhe Izraeli humbën nga një penallti me Thomas Muller dhe Yonatan Cohen.