Gjermania dhe Anglia kanë luajtur baras (1-1) në Allianz Arena, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa të dy realizimet ndodhën në fraksionin e dytë të lojës.
Të parët kaluan në epërsi gjermanët, kur Joshua Kimmich dërgoi një pasim në drejtim të Jonas Hofmann dhe ky i fundit e zhbllokoi rezultatin (50’).
Rezultati u zhbllokua në minutën e 88-të me golin e Harry Kane nga pika e bardhë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Italia ka regjistruar fitore prej 2-1 përballë Hungarisë në Stadio Dino Manuzzi të Cesenas.