Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Gjashtë gola, dy kartonë të kuq – derbi mes Barcelonës dhe Atletico Madridit i pati të gjitha

Ka përfunduar derbi që i kishte të gjitha në mes të Barcelonës dhe Atletico Madridit që u zhvillua në kuadër të javës së 23-të në La Liga me rezultat 4-2.

Pas vetëm tetë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Yannick Carrascos, që u asistua prej Luis Suarez.

Por, katalunasit i barazuan shifrat në minutën e 10-të me anë të Jordi Albas që realizoi super gol, e Dani Alves e shërbeu mjaft mirë.

Vendasit vazhduan me gola dhe arritën të kalonin në epërsi me anë të Gavit (21’), që u asistua prej Adama Traores.

Për të mbyllur pjesën e parë me golin e tretë u përkujdes Ronald Araujo, që shënoi në minutën e 43-të, falë një asistim prej Ferran Torres.

45 minutat e dytë filluan edhe më furishëm, pasi Dani Alves gjeti rrjetën për golin e katërt në minutën e 49-të.

Por, Atletico Madridi nuk u dorëzua dhe shënoi për 4-2 me anë të Suarez (58’), me Jose Gimenez që ishte asistuesi.

Në minutën e 70-të, Barcelona mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Alves u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër.

E njëjta gjë e përcolli edhe asistent-trajnerin e Xavit (80′), që shkaku i protestave për një penallti të kërkuar në Ferran Torres, iu tregua i kuqi.

Barcelona ia doli të mbante epërsinë prej 4-2, duke fituar kështu tre pikë të mëdha në Camp Nou.

Pas javës së 23-të, Barcelona është futur në top katërshe me 38 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që ka rënë në vendin e pestë.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Interi është i hapur që ta shes Denzel Dumfries këtë …

Interi i hapur për shitjen e Dumfries, dy gjigantë evropianë pas tij

Casemiro u ka shkruar letër emocionuese Real Madridit dhe tifozëve. …

Casemiro i thotë Real Madridit se as në njëmijë jetë nuk mund t’ia kthejë atë që mori

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh