Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Frankfurti interesohet për të, Imeri: Ëndërrojë të luaj në Bundesliga

Kastriot Imeri është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierën e tij.

Mesfushori i talentuar nga Kosova ka shkëlqyer këtë edicion me Servetten në Superligën e Zvicrës, duke qenë lojtair kryesor i kësaj skuadre.

21-vjeçari ka shënuar 10 gola e ka asistuar në tre të tjerë në 24 ndeshje zyrtare, derisa ka zgjuar interesimin e skuadrave jashtë kufijve të Zvicrës.

Genoa e Nice e kërkuan në janar atë, por tani garës i është bashkuar edhe skuadra gjermane Eintracht Frankfurt.

Megjithatë ai ka thënë se nuk di për interesimin e Frankfurtit, edhe pse ka deklaruar se ëndërron të luaj në Bundesliga.

“Sinqerisht nuk e di për interesimin e Eintracht Frankfurt, askush nuk më ka thënë për këtë, as agjenti im, vetë atë që kam lexuar. Unë tani për tani jam në Servette dhe kam kontratë deri në vitin 2023, për pjesën tjetër do ta shohim më vonë”, deklaroi Imeri për mediat zvicerane.

Megjithatë ai pranon se ëndërron që një ditë të luaj në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

“Po, do të doja të luaja në Bundesliga. Ky kampionat ka qenë synimi im dhe ëndrra ime që nga fëmijëria”, tha Imeri.

“Babai im është një tifoz i madh i Bayernit, por nuk është vetëm kjo. Më pëlqen Bundesliga dhe ka shumë gjëra interesante. Hapësira, sulmi, mbrojtja, duelet, është i kompletuar dhe mendoj se përputhet me cilësitë e mia”, deklaroi Imeri.

Krejt në fund talenti ferizajas deklaroi se frymëzohet nga Xhaka dhe mesfushorë të tjerë.

“Mund të mësosh duke parë një futbollist dhe të përparosh. Xhaka dhe mesfushorë të tjerë më frymëzojnë”, u shpreh mesfushori me prejardhje nga Kosova që tanimë ka bërë debutimin edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Manchester City ka konfirmuar transferimin e Erling Haaland nga Borrusia …

Zyrtare: Manchester City konfirmon transferimin e Erling Haalandin

Mauricio Pochettino u ka thënë miqve të tij se do …

Pochettino u ka thënë miqve se po largohet nga PSG, Unitedi është vënë në alarm

📣 Top Lajmet

  • Zyrtare: Gareth Bale transferohet te Los Angeles
  • Sadio Mane: Kisha marrëveshje me Manchester Unitedin, …
  • Zyrtare: Fidan Aliti vazhdon kontratën me Zurich

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Germany vs Italy Live
  • England vs Hungary Live
  • Netherlands vs Wales Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh