Roma është mysafir i Sassuolos për sfidën që luhet në kuadër të javës së 25-të në Serie A.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të zhvillohet në stadiumin “Mapei Stadium – Città del Tricolore”, me Giallorossët që shihen si favoritë në letër.
Për këtë sfidë, Sassuolo do të jetë pa Raspadori dhe Scamacca që kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa Obianga ka probleme me zemër.
Në anën tjetër, Roma do të ketë mungesën e Leonardo Spinzzaolas dhe Ibanez që janë të lënduar, gjersa Nicolo Zaniolo ka karton të kuq.
Formacionet startuese
Sassuolo: pas pak…
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Kumbulla; Karsdorp, Mkhitaryan, Oliveira, Pellegrini, Vina; Felix, Abraham.