Në Estadio Wanda Metropolitano zhvillohet derbi i kryeqytetit spanjoll ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit.
Los Rojiblancos kanë nevojë për pikë, sepse nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në top-katërshe, gjegjësisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Ndërkaq, Los Blancos nuk kanë ndonjë objektiv në këtë takim, meqenëse tashmë janë konfirmuar si kampionë të La Ligas për sezonin 2021/2022.
Trajnerët Diego Simeone dhe Carlo Ancelotti i kanë bërë zgjedhjet e formacioneve të skuadrave që do të luajnë nga fillimi.
Formacioni startues i Atletico Madridit:…
Formacioni startues i Real Madridit: Lunin; Lucas Vazquez, Vallejo, Militao, Nacho; Camavinga, Casemiro, Kroos; Rodrygo, Mariano Diaz, Asensio.