Milani dhe Interi zhvillojnë Derby della Madonnina të radhës këtë sezon, këtë herë të vlefshme për Kupën e Italisë.
Rossonerët dhe Nerazzurrët vihen përballë në San Siro për sfidën e parë gjysmëfinale të Coppa Italia.
Trajnerët Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi i kanë bërë taktikat e tyre për këtë ndeshje të rëndësishme.
Formacioni startues i Milanit: Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.
Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.
Ndeshja e kthimit mes rivalëve lokalë që do ta përcaktojë finalistin do të zhvillohet më 20 prill, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër janë vënë përballë Juventusi dhe Fiorentina.