Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Festa e futbollit mes Zvicrës dhe Kosovës mbyllet baras, Dardanët rivalë të denjë për Helvetikët

Zvicra dhe Kosova kanë barazuar 1-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Zurich.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës doli të jetë interesante, me raste nga të dyja anët, ku nuk munguan as golat në pjesën e dytë.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Xherdan Shaqiri, i cili gjuajti nga goditja e dënimit, por lartë mbi portë.

Kosova u kundërpërgjigj me një rast, kur Blendi Idrizi harkon në zonë, ndërsa Amir Rrahmani gjuan lehtë  në duart e portierit.

Rastin më të mirë në pjesën e parë për Dardanët e kishte Valon Berisha, i cili gjuan bukur me kokë, por portieri Kobel pret me shumë mund.

Në minutën e 39-të Aro Muric bën një pritje të mirë në goditjen e Zuber, duke mos lejuar gol.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri provuan nga distanca, i pari gjuajti jashtë, ndërsa goditja e të dytit pritet nga Muric.

Kosova e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke shënuar që në rastin e parë.

Zymer Bytyqi merr një top para zonës, pason te Milot Rashica i cili shënon për 1-0 në minutën e 53-të të takimit.

On revoit le but de Rashica face à la Suisse ! pic.twitter.com/bWQfWg8w0P

— Football Kosovar 🇽🇰 (@FootballKosovar) March 29, 2022


Por epërsi e lojtarëve tanë nuk zgjati shumë, pasi që Jordan Lotomba shfrytëzoi një harkim në zonë për të shënuar për 1-1.

Pass perfection from @XS_11official 🔑 pic.twitter.com/UhVqFouoxL

— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) March 29, 2022


Pas të dy golave, njëherë Granit Xhaka u largua nga loja, ndërsa pas tij edhe Xherdan Shaqiri.
Kosova tentoi me disa harkime të fitonte ndeshjen, por në momentet e fundit nuk ishin të saktë.

Në anën tjetër as Zvicra nuk është se bëri më shumë për të fituar nga Kosova.
Një barazim i mirëseardhur për Kosovën e Alain Giresse, kundër një skuadër me vlera si ajo e Zvicës që do të luajë në Kampionatin Botëro.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Mbrojtësi i krahut të Norwich City, Brandon Williams, fillimisht u …

Momenti kur Williams ishte gati ta ‘grushtonte’ kundërshtarin, por e përqafoi kur e kuptoi se ishte Christian Eriksen

Michael Jordan njëherë refuzoi një ofertë 100 milionë dollarëshe për …

Michael Jordan refuzoi 100 milionë dollarë për një paraqitje dy-orëshe

📣 Top Lajmet

  • “E ka provuar më parë”, Benzema nuk …
  • Napoli synon transferimin e Brojës dhe Asllanit …
  • Pochettino thotë se ai dhe Mbappe do …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Roma vs Feyenoord Live
  • Barcelona vs Villarreal Live
  • Real Sociedad vs Atletico Madrid Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh