Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Eriksen rikthehet në stërvitje, por me skuadrën daneze dhe jo me Interin

Christian Eriksen ka qenë njëri nga emrat më të përfolur në botën e futbollit gjatë vitit 2021.

Mesfushori danez pësoi një atak kardiak gjatë kampionatit evropian, por fatmirësisht shpëtoi për mrekulli falë intervenimit të shpejtë të stafit mjekësorë.

Eriksen është operuar dhe gjendja e tij tanimë është e mirë, por që nuk mund të luaj në Itali.

Danezi ka mbetur jashtë fushave që nga 12 qershori kur pësoi atak kardiak në sfidën Danimarkë – Finlandë.

Gjithsesi tani lojtari është rikthyer në vendlindje, ku ka filluar stërvitjet me ish-skuadrën e tij Odense.

“Jemi të lumtur që po mban formën me ne”, tha drejtori sportiv i Odenses, Michael Hemmingsen.

“Ne kemi mbajtur kontakte të vazhdueshme me Christianin që nga koha kur ai u largua dhe për këtë arsye jemi të lumtur që ai na pyeti nëse mund të stërvitej tek ne për ta mbajtur formën”, vazhdoi tutje Hemmingsen.

Eriksen u largua nga Odense në verën e vitit 2009 për 1,5 milionë euro duke iu bashkuar Ajaxit, pastaj bëri karrierë edhe te Tottenham Hotspur dhe Inter.

29-vjeçari është nën kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2024, por një rregull në Serie A nuk i lejon lojtarët që kanë probleme me zemër të aktivizohen.

Sigurimi i FIFA-s e mbulon pagën e tij prej shtatë milionë eurove në vit dhe lojtari do ta diskutojë kontratën me Interin në javët e ardhshme, pasi nuk ka drejt loje në Itali

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Liverpooli është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke …

Me një përmbysje sensacionale ndaj Villarrealit, Liverpooli kualifikohet në finalen e madhe

Barcelona është optimiste se do të përfundojë nënshkrimin e Jules …

Kounde nuk mjafton, Barcelona ende e do Alonson dhe Azpilicueta

📣 Top Lajmet

  • Dështimi i Real Madridit që u ble …
  • Bordi i Atleticos i tregon Simeones se …
  • Kessie i ka marrë seriozisht stërvitjet te …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Rangers vs PSV Eindhoven Live
  • Bodoe/Glimt vs Dinamo Zagreb Live
  • Liverpool vs Crystal Palace Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh