Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Eintracht Frankfurt me penallti shpallen kampion të Ligës së Evropës, Ramsey dështoi te Rangers

Eintracht Frankfurt ka arritur ta mposht Rangersin pas penalltive në finalen e Ligës së Evropës, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën baras 1-1. 

Të dy skuadrat prodhuan raste në pjesën e parë, me gjermanët që ishin më të rrezikshëm para porte.

Që në start Daichi Kamada i Frankfurt rrezikoi i pari, por që portieri Allan McGregor ishte ai që priti.

Në minutën e 20-të, Ansgar Knauff gjuajti, por sërish McGregor ishte në vend.

Skocezët ishin të rrezikshëm në minutën e 26-të ndeshjes, kur Jor Aribo rrezikoi, por që topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Filip Kostic në anën tjetër rrezikoi dy herë, por në të dyja rastet nuk gjeti rrjetën.

Ryan Jack i Rangers gjuajti nga jashtë zonës në minutat shtesë, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Në pjesën e dytë Rangers gjetën të parët golin dhe atë që në start.

Sulmuesi Joe Aribo mori një top para mbrojtjes, ku njëri nga lojtarët gjerman u rrëzuan dhe ai i vetëm shkoi drejt portës për të shënuar për 1-0.

Aribo’s goal for Rangers..

I hope they win the cup…

9ja!! ✊🏽✊🏽✊🏽 pic.twitter.com/sijZGSrNxJ

— Yom🦟 (@YomYom_) May 18, 2022


Por vetëm pas disa minutash, Filip Kostic asistoi te Rafael Borre i cili shënoi për 1-1 në minutën e 69-të.

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat tentuan, rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Gjermanët kishin dy raste të mira me Daichi Kamada dhe Kristijan Jakic, por asnjëri nuk ishte i saktë.

Në anën tjetër edhe skocezët kanë mundur ta mbyllin ndeshjen me Ryan Kent, por Kevin Trapp bëri pritje të madhe në minutën e 120-të.
Skuadrat në fund iu drejtuan serisë së penalltive, ku më të suksesshëm dolën Eintracht Frankfurt që fituan 5-4, pasi Aaron Ramsey dështoi nga pika e bardhë.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka nisur një sulm të …

Al-Khelaifi nuk mund t’i ndahet Real Madridit – vazhdon me akuza ndaj Los Blancos

Manchester City nuk ka arritur të triumfojë përballë Crystal Palace …

City lëshon pikë, nuk fiton në udhëtim te Crystal Palace

📣 Top Lajmet

  • Lukaku nuk i kursen thumbimet ndaj Chelseat …
  • Pas 21 vitesh në klub, Jesse Linard …
  • Me Neymarin që mund të largohet, PSG …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Germany vs Italy Live
  • England vs Hungary Live
  • Netherlands vs Wales Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh