Drejtori teknik i Arsenalit, Edu, ka treguar se sa afër ishte klubi anglez që ta fitonte garën për Raphinhan, i cili në fund u transferua te Barcelona.
Topçinjtë ishin fuqishëm në garë për shërbimet e ish-yllit të Leeds United, i cili megjithatë nënshkroi për katalunasit.
25-vjeçari dhe përfaqësuesit e tij e kishin bërë të qartë nga fillimi se destinacioni i preferuar ishte largimi nga Liga Premier dhe kalimi te gjigantët e La Ligas.
Sa pranë ishte Arsenali të nënshkruante me Raphinhan
Futbollisti kishte arritur marrëveshje për kushtet personale me Barcën që në muajin maj, mirëpo Topçinjtë kishin hyrë në garë në qershor duke e kërkuar braziliani si zëvendësim për Nicolas Pepe.
Transferimi prej 65 milionë eurosh në Camp Nou ishte konfirmuar kah mesi i korrikut, ndërsa Edu e ka sqaruar situatën në një prononcim për Sky Sports.
“Njerëzit mendojnë se ne hymë shumë thellë për Raphinhan, sepse Raphinha ishte kudo. Është e drejtë që ne patëm disa bisedime me Decon, sepse Deco është agjenti i tij dhe unë kam raporte të mira – jemi miq”.