Edon Zhegrova është transferuar te Lille nga Baseli, ku flitet për një shifër nga 7 deri në 8 milionë euro.
Lille, skuadra e re e Zhegrovës, është në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Madje në këtë fazë të garës elitare evropiane, Lille takohet me kampionin aktual, Chelsean.
Në këto ndeshje do të mund të luajë edhe Zhegrova.
Ndeshja e parë është në “Stamford Bridge” më 22 shkurt, ndërsa e kthimit më 16 mars në “Stade Pierre-Mauroy”.
Lille është kampion aktual në Ligue 1 të Francës, por këtë vit nuk e ka nisur mirë pasi është në vendin e 10-të.