Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

E ardhmja e Inzaghit në dyshim, dy trajnerë në listën e Interit për ta zëvendësuar italianin

Simone Inzaghi nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij te Interi dhe mund të shkarkohet gjatë javëve të ardhshme nëse klubi nuk këndellet.

Tri humbje brenda dy jave janë shumë për një skuadër si Interi dhe Inzaghi është i vetëdijshëm për një gjë të tillë.

Neroazzurët që konsiderohen si favoriti kryesor për titullin e kampionit në Itali, u mposhtën nga Lazio dhe Milani në Serie A, derisa pësuan edhe në shtëpi nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Mediat italiane kanë filluar të shkruajnë se Inzaghit është duke iu lëkundur karrika te Interi dhe ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e tij.

Në rast se nuk arrihen fitore në dy sfidat e ardhshme ndaj Torinos në kampionat dhe Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve, atëherë me shumë gjasa Inzaghi do të lirohet nga puna.

Tanimë në Itali kanë filluar të qarkullojnë edhe zërat se kush mund ta zëvendësojë italianin në krye të skuadrës.

I pari në listën e Neroazzurëve është trajneri italian Roberto De Zerbi, i cili më parë ka drejtuar Sassuolon dhe Shakhtar Donetsk.

De Zerbi është i lirë pas largimit nga Shakhtar Donetsk, derisa është i hapur për ta marrë drejtimin e Interit.

Një tjetër emër që ndodhet në listën e zikaltërve është ai i Marcelo Bielsas i cili ka një raport të shkëlqyer me Javier Zanettin.

Edhe Bielsa është i lirë pas largimit nga Leeds dhe do ta mirëpriste një punë të tillë për të punuar me skuadrën zikaltër.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Tottenham Hotspur ka fituar bindshëm në derbin londinez ndaj Arsenalit …

Tottenham fiton bindshëm derbin londinez ndaj Arsenalit, edhe më e zjarrtë gara për top katërshe në PL

Athletic Bilbao do ta pres Barcelonën në Kupën e Mbretit, …

Kupa e Mbretit: Formacionet zyrtare, Athletic Bilbao – Barcelona

📣 Top Lajmet

  • Real Madrid vs Real Sociedad Live
  • Barcelona vs Espanyol Live
  • Manchester City vs Everton Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Real Madrid vs Real Sociedad Live
  • Paris Saint-Germain vs Reims Live
  • Napoli vs Roma Live

No comments to show.
  • Real Madrid vs Real Sociedad Live
  • Paris Saint-Germain vs Reims Live
  • Napoli vs Roma Live
  • Lazio vs Fiorentina Live
  • Bayer Leverkusen vs Borussia Dortmund Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh