Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Drita eliminohet nga Liga e Konferencës, por me paraqitje dinjitoze ndaj klubit të mbushur me emra të njohur

Drita është eliminuar nga Liga e Konferencës, pas humbjes 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Antwerp.

Klubi nga Gjilani e filloi mjaft mirë takimin, por Marko Simonovski dështoi të shënonte kur ishte vetëm përball me portierin.

Me kalimin e minutave, shtohej edhe presioni nga të dyja skuadrat, por pa ndonjë rrezik.

Drita më pas filloi të tregohej edhe më e kujdesshme, duke u tërhequr disi mbrapa, me Antwerp që po sulmonte më shumë.

Mirëpo, klubi kosovar e priste një gabim nga ai belg, për t’i ndëshkuar ata që kalonin shumë thellë në zonën e tyre.

Pjesa e dytë pati një skenar më ndryshe dhe Drita nuk tregoi shenja përmirësimi nga 45 minutat e parë, pasi vendosi të qëndroi shumë mbrapa.

Kjo i solli edhe golin e disfatës, i cili u shënua nga lojtari me prejardhje nga Kosova, Laurit Krasniqi – që u apustia nga Benson në minutën e 50-të.

Pas këtij goli të pësuar, Drita u aktivizua shumë dhe synonte t’i barazonte shifrat, ndërsa një mundësi të artë e lëshoi Blend Baftiu që nuk ia doli të realizonte nga afërsia.

Klubi gjilanas u mundua deri në fund që të shënonte golin e barazimit dhe ta çonte ndeshjen në vazhdime, por Antwerp nuk lejoi befasi, dhe realizoi edhe të dytin përmes Michel-Ange Balikwisha (90+8).

Kujtojmë se vetëm Ballkani është aktualisht klubi kosovar që luan në garat ndërkombëtare (Liga e Konferencës), që të martën e kësaj jave e eliminoi La Fioritan me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Juventusi konfirmon lëvizjen e përhershme të mbrojtësit Andrea Cambiaso prej …

Zyrtare: Juventusi nënshkruan me Cambiason dhe zbulon detajet financiare të shkëmbimit me Dragusin

Fidan Aliti ka nënshkruar kontratë të re me FC Zurichin …

Zyrtare: Fidan Aliti vazhdon kontratën me Zurich

📣 Top Lajmet

  • Benzema kalon Raulin, bëhet lojtari i dytë …
  • Agjenti i Koulibalyt takohet me Chelsean – …
  • Depay drejt transferimit në Serie A

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Real Madrid vs Eintracht Frankfurt Live
  • Shkupi vs Shamrock Rovers Live
  • PSV Eindhoven vs Monaco Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh