Union Berlin dhe Borussia Dortmundi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Bundesliga
‘Milionerët’ janë mysafir të kryeqytetasve në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 15:30 në stadiumin ‘An der Alten Forsterei’.
Verdhezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas një humbje të madhe nga Bayer Leverkuseni dhe synojnë t’i kthehen fitores për të ngushtuar epërsinë me Bayern Munichun.
Në anën tjetër, vendasit vijnë gjithashtu nga një humbje dhe synon t’i kthehen rezultateve pozitive për të qëndruar në pozitat që i dërgojnë në garat evropiane.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Union Berlin: Luthe; Trimmel, Oczipka, Knoche, Baumgartl, Jaeckel; Promel, Oztunali, Michel; Awoniyi, Becker
Dortmund: Kobel; Akanji, Hummels, Zagadou, Guerreiro; Witsel, Dahoud, Bellingham, Brandt; Reus, Malen.