Borusia Dortmundi ka fituar minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Arminia Bielefeld në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.
Pas vetëm 21 minutash lojë, u shënua goli i vetëm i takimit i realizuar nga Marius Wolf, me një asistim të Thorgan Hazard.
Në minutën e 30-të, Dortmundi fillimisht mori një penallti, mirëpo pas rishikimit të VAR-it, u bë e ditur se nuk kishte lojë me dorë nga Robin Hack.
Në 45 minutat e dytë, vendasit sërish kishin iniciativën, por që nuk ia dolën të konkretizonin rastet.
Një rast të mirë shënimi e lëshoi Hazard në minutën e 61-të, duke mos arritur ta fuste topin në rrjetë.
Deri në fund, dy skuadrat nuk shfaqen më raste serioze, me Dortmundin që u largua me pikët e plota.
Pas javës së 26-të, Dortmundi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 53 pikë, shtatë më pak se lideri, Bayern Munich.