Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, ka folur për ndjesinë e të qenit bashkëlojtar me Lionel Messi, Kylian Mbappe e Neymar.
Italiani u transferua në Parc de Princes në verën e kaluar si transfer i lirë nga Milani dhe pritet të startojë kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa në një intervistë për Daily Telegraph ka folur në lidhje me karrierën e deritanishme duke thënë se planifikon të fitojë sa më shumë që është e mundur.
“Është një skuadër e jashtëzakonshme, me ambicie të mëdha, prandaj të gjitha këto gjëra nënkuptojnë se PSG ishte pjesë e fatit tim”, ka thënë ai duke treguar si është të luajë me disa prej yjeve më të mëdha të futbollit.