Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

“Djalë i gjorë, tashmë do të jetë penduar”, Florentino Perez flet përsëri për Mbappen

Florentino Perez beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka të ngjarë të jetë penduar për vendimin e tij për të refuzuar një lëvizje te Real Madrid këtë verë.

Mbappe pritej të transferohej te kampionët spanjollë dhe evropianë si një transferim i lirë, por në vend të kësaj vendosi të nënshkruante një kontratë trevjeçare me PSG-në dhe të qëndronte në Parc des Princes.

Gjatë një takimi me tifozët, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez u pyet për mos-nënshkrimin e Mbappes teksa firmoste autografe dhe pozonte për fotografi, dhe përgjigja e tij ka bërë bujë në internet.

“Djali i gjorë, Mbappe tashmë duhet të jetë penduar”, i rrëfeu Florentino fansit teksa firmoste autografin.

Vendimi i Mbappes, pas më shumë se një viti flirtim publik me Real Madridin, i ka lënë të gjithë në kryeqytetin spanjoll disi të zemëruar, të befasuar dhe konfuzë. Disa madje ndihen të tradhtuar nga ajo që ndodhi.

Vendimi i francezit erdhi pas një muaji presioni nga PSG, dhe presidenti francez Emmanuel Macron madje i kërkoi të qëndronte në Paris.

Megjithatë, Perez beson se Mbappe bëri një gabim. Vlen të përmendet se Real Madrid eliminoi PSG-në gjatë rrugës për suksesin e tyre të 14-të në Ligën e Kampionëve këtë sezon në një kthesë të pabesueshme në Santiago Bernabeu. 

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Klubi italian, Juventusi thuhet se ka kthyer vëmendjen tek transferimi …

Juventusi mendon transferimin e Origit

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është i vendosur të …

Interi nuk dëshiron të gabojë me lojtarët e tjerë si me Lukakun e Hakimin

📣 Top Lajmet

  • Dështimi i Real Madridit që u ble …
  • Kounde i afrohet kalimit te Barcelona
  • Lamtumira e De Ligt për tifozët e …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Rangers vs PSV Eindhoven Live
  • Bodoe/Glimt vs Dinamo Zagreb Live
  • Liverpool vs Crystal Palace Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh