Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Dikur Man City paguante 32 milionë për të – Wilfried Bony bëhet me klub të ri pas 505 ditësh pa luajtur futboll

“Historia ime filloi rreth 15 vjet më parë në Bregun e Fildishtë. Që atëherë kam luajtur për shumë ekipe… por historia ime nuk ka përfunduar ende. Tani fillon një kapitull i ri”, ishin fjalët e para të Wilfried Bony në ditën që nënshkroi për NEC Nijmegen të Eredivisie.

‘Historia’ e tij, siç thotë ai, nuk ka qenë e lehtë vitin e fundit. Bony, i cili u bë afrikani më i shtrenjtë në histori kur nënshkroi për Manchester Cityn për 32 milionë euro në vitin 2015, kishte mbetur pa ekip që nga largimi nga Al Ittihad në vitin 2020.

Ndeshja e tij e fundit ishte më 9 shtator 2020, apo 505 ditë më parë!

Që atëherë, sipas ‘BBC’, sulmuesi 33-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ishte duke u stërvitur me Newport County, në divizionin e katërt anglez.

“Pas përfundimit të kontratës sime në Arabinë Saudite, nuk isha ende gati të ndaloja së luajturi futboll. Do të bëj çmos që të fitoj formë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të jem i rëndësishëm për ekipin”, ka thënë ish-sulmuesi i Swansea, Manchester City dhe Stoke.

Bony kthehet aty ku ishte ‘golashënuesi më i mirë’ në sezonin 2012-13 me 31 gola, kur luante te Vitesse, rivalin e ‘përjetshëm’ i NEC Nijmegen.

“Kam kaluar një kohë të mirë këtu dhe jam shumë i lumtur që kam mundësinë të luaj në Eredivisie. Jam i vetëdijshëm se kjo është një lëvizje e ndjeshme për disa tifozë, por shpresoj të kem një shans të drejtë për t’u paraqitur në mënyrë pozitive për tifozët tanë” , ka thënë Bony.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Real Madridi fiton me spektakël si mysafir i Granadas
Real Madridi ka fituar 4-1 ndaj Granadas në kuadër të …

Real Madridi fiton me spektakël si mysafir i Granadas

Burkina Faso është skuadra që do të ballafaqohet me Kosovën …

Trajneri i Burkina Fasos vlerëson lartë ekipin e Kosovës, por thotë se qasja nuk do të jetë krejtësisht miqësore

📣 Top Lajmet

  • Monza vs Sampdoria Live
  • Manchester City vs Chelsea Live
  • Sampdoria vs Napoli Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Monza vs Sampdoria Live
  • Verona vs Lazio Live
  • Barcelona vs Sevilla Live

No comments to show.
  • Monza vs Sampdoria Live
  • Verona vs Lazio Live
  • Barcelona vs Sevilla Live
  • Inter vs Milan Live
  • Fiorentina vs Bologna Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh