Tifozët mendojnë se e dinë saktësisht se ku do të shkojë Erling Haaland pasi ai komunikoi me një lojtar kundërshtar në gjuhën spanjolle dhe ajo dukej një e shprehur e mirë.
Borussia Dortmund arriti nga 2-0 për të mposhtur Eintracht Frankfurt në Bundesliga, me Jude Bellingham që barazoi në minutën e 87-të dhe Mahmoud Dahoud që shënoi golin e fitores dy minuta më vonë.
Haaland nuk ishte në listën e realizatorëve, por norvegjezi vodhi spektaklin në një tjetër mënyrë.
Lojtari po mbronte topin ndërsa Dortmundi po tentonte të ruante rezultatin, por Rafael Santos Borre shkaktoi një ndërhyrje të ashpër ndaj norvegjezit.
Kolumbiani e shqelmopnte atë nga mbrapa, duke tentuar t’i merrte topin, me Haalandin që u nervozuar jashtë mase më pas.
Ai bërtiti: “Que pasa hermano?”, që do të thotë “çfarë po ndodh vëlla?” në spanjisht teksa u përpoq të përballej me kundërshtarin.
Gjithashtu dukej se kishte kapur kulmin e nervozes së tij, Haaland u ndalua nga Timothy Chandler, që u përpoq ta qetësonte.
Haaland flet rrjedhshëm norvegjisht, anglisht dhe gjermanisht, por duket se edhe spanjishtja e tij nuk është shumë e dobët.
21-vjeçari lidhet me një kalim te Real Madridi dhe Barcelona, por që thuhet se Los Blancos janë favoritë për transferimin e tij.