Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Depay mund të rikthehet te Manchester United, Ten Hag kërkon transferimin e holandezit

Memphis Depay mund të rikthehet te Manchester United pas pesë viteve që është larguar nga Old Traford.

Sulmuesi holandez vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij e cila nuk duket se do të jetë te Barcelona.

Duke marrë parasysh numrin e madh të lojtarëve në repartin ofensivë te gjiganti katalunas, Depay është nxjerr në shitje nga drejtuesit e klubit.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Angli, ku së fundmi në garë është futur edhe ish-skuadra e holandezit, Manchester United.

Trajneri i Djajve të Kuq, Erik Ten Hag e pëlqen shumë sulmuesin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij gjatë këtij afati kalimtar veror.

Barcelona është gati të pranojë një ofertë prej 20 milionë euro për ta lënë të lirë holandezin që ka kontratë me klubin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Interesim për 28-vjeçarin kanë shprehur edhe skuadrat tjera angleze si Everton, Newcastle United, West Ham dhe Tottenham Hotspur.

Reprezentuesi holandez qëndroi një vit e gjysmë te Manchester United nga vera e vitit 2015 deri në janarin e vitit 2017.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Milot Rashica është duke kaluar nëpër një formë të mirë …

Me golin ndaj Liverpoolit, Rashica vendosi rekord historik në Ligën Premier

Në Allianz Stadium zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës së …

Formacionet zyrtare: Juve dhe Fiorentina në sfidën që përcakton finalistin e Kupës

📣 Top Lajmet

  • Xhaka rrëfen përpjekjet për rregullimin e raporteve …
  • Salihamidzic zbarkon në Torino, synon ta rikthehet …
  • Mërgim Berisha drejt rikthimit në Gjermani, Mainz …

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Shkupi vs Shamrock Rovers Live
  • PSV Eindhoven vs Monaco Live
  • Dinamo Zagreb vs Ludogorets Razgrad Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh