Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka folur për kanalin Twitch të “Zonjës së Vjetër” pas vizitës që i bëri ekipit në Los Angeles.
Ish-kapiteni i Juventusit shpjegoi se kishte krijuar përshtypje mjaft pozitive për lojtarët aktual.
“Ka djem që kanë cilësi të jashtëzakonshme me qëndrimin e duhur për të bërë mirë dhe për ta kuptuar peshën e kësaj fanelle.”
“Chiesa? Pati një sezon të jashtëzakonshëm deri në momentin e dëmtimit. Shfrytëzoj rastin t’i uroj fat për rikthimin e tij të shpejtë. Të gjithë po presin me padurim ta shohin përsëri në fushë”, ka thënë Del Piero.
Ish-numri 10 bardhezi më pas komentoi shumë pozitivisht afrimin e Angel Di Marias.