Frenkie de Jong duket se do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona, pasi interesimi për të nuk mungon nga skuadrat e mëdha.
Mesfushori holandez pritet t’i sjell të ardhura të mëdha katalunasve, pasi shumë skuadra janë vënë në ndjekje të tij.
Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Bayern Munich e Juventus janë ekipet që kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit holandez.
Nga shitja e tij Barcelona synon të fitojë rreth 80 milionë euro, para që do t’i përdorin për ta kaluar krizën e madhe financiare që ka kapluar klubin.
E përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Barcelona tanimë ka gjetur zëvendësuesin e De Jong dhe tani ka arritur marrëveshje me klubin e Valencias.
Fjala është për mesfushorin Carlos Soler i cili është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë, ku ka shënuar 12 gola e ka asistuar në pesë të tjerë në 34 ndeshje zyrtare.
Barcelona ka pranuar t’i paguajë Valencias 20 milionë euro në verë për transferimin e reprezentuesit spanjoll në Camp Nou.