Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Darwin Nunez i përgjigjet kritikave pas fillimit të dobët të karrierës te Liverpooli

Sulmuesi mi ri i Liverpoolit, Darwin Nunez është përgjigjur pasi paraqitjet e tij kundër Manchester Unitedit dhe Crystal Palace gjatë turneut para-sezonal të klubit çuan në kritika dhe tallje të mëdha për formën e tij.

23-vjeçari bëri debutimin e tij me Liverpoolin në humbjen 4-0 kundër Unitedit në Bangkok.

Gjatë debutimit të tij, ai humbi një shans të madh pasi një gjuajtje nga Mohamed Salah goditi shtyllën dhe topi erdhi te Nunez, por nga rreth 10 metra larg ai arriti të ‘çonte në qiell’ goditjen e tij.

Në ndeshjen kundër Palace, ai hyri në pjesën e dytë, por përsëri ishte cak i kritikave pasi humbi një tjetër rast të madh, kur shpërdoroi një asistim nga Trent Alexander Arnold.

Pas këtyre dy momenteve fatkeqe, tifozët rivalë kanë shkuar në rrjetet sociale për të ‘goditur’ me kritika lojtarin e ri të Reds. Shumë fansa e quajnë Nunezin si një “dështim” dhe “shpërdorim parash”.

Nunez tani është përgjigjur, teksa shkoi në profilin e tij në Instagram dhe Twitter për t’iu kundërpërgjigjur kritikëve të tij.

Sulmuesi ka postuar një sërë fotosh në Instagram me emojin ‘shush’ dhe emojin e një burri që mban veshët. Ndërsa në Twitter ai i mbizotëroi fotografitë e tij me  fjalët “Resiliencia” që përkthehet si qëndrueshmëri apo rezistenca.

Uruguaianit i ka dalë në mbrojtje edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili ka thënë si kritikat për të janë të hershme dhe të pabaza.

Share
Telegram
Tweet
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Monaco e ka turpëruar Paris Saint-Germain duke e mposhtur me …

Monaco 3-0 Paris Saint-Germain, notat e lojtarëve

Përfaqësuesja e Republikës Çeke dhe ajo e Spanjës kanë publikuar …

Spanja luan vetëm për fitore në udhëtim te Çekia, formacionet zyrtare

📣 Top Lajmet

  • Benzema kalon Raulin, bëhet lojtari i dytë …
  • Agjenti i Koulibalyt takohet me Chelsean – …
  • Depay drejt transferimit në Serie A

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Real Madrid vs Eintracht Frankfurt Live
  • Shkupi vs Shamrock Rovers Live
  • PSV Eindhoven vs Monaco Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2022 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh