Sulmuesi i ri i Liverpoolit, Darwin Nunez ka shënuar katër gola në ndeshjen miqësore ndaj RB Leipzig të shënuar sot (e enjte) mbrëma.
Liverpooli ka marrë një fitore të madhe 5-0 ndaj RB Leipzig në kuadër të miqësorëve parasezonale.
Nunez vendosi t’i hesht kritikët duke shënuar plot katër gola në ndeshjen e së enjtes mbrëma.
E veçanta e kësaj është se të gjithë golat e transferimit 85 milionësh erdhën në pjesën e dytë, pasi Nunez erdhi në lojë në minutën e 46-të.
Goli i parë i uruguaianit erdhi nga penalltia pas vetëm tre minutave lojë për rezultat 0-2, ndërsa për 0-3 u përkujdes të shënojë në minutën e 51-të.
Nunez ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë duke kompletuar het-trikun në minutën e 68-të për 0-4, ndërsa në minutën e 90-të shënoi për rezultatin përfundimtar 0-5.
Time to enjoy @Darwinn99's first-ever hat-trick for the Reds ⚽⚽⚽ pic.twitter.com/vztvgVwHzx
— Liverpool FC (@LFC) July 21, 2022
Tifozët e Liverpool tani shpresojnë që ai të vazhdojë formën e tij të golave në ndeshjen e tyre të ardhshme parasezonale kundër Red Bull Salzburg të mërkurën.
Ata më pas do të përballen me rivalët e Manchester Cityt për Community Shield më 30 korrik, ndërsa ndeshja e tyre hapëse e sezonit të Ligës Premier do të jetë ndaj Fulham më 6 gusht.
Darwin Nunez gooals today #LFC #Liverpool #Nunez pic.twitter.com/jo0ixSsft6
— R7M🎥 (@R7M_Media) July 21, 2022