Manchester City është nikoqir i Watfordit në kuadër të xhiros së 34-të në Ligën Premier.
Skuadra e Pep Guardiolës po lufton për titull të kampionit dhe synon tri pikët e reja nga përballja me londinezët në Etihad Stadium.
City në këtë takim vije pas fitores 3-0 ndaj Brightonit, derisa Watfordit ka pësuar tri humbje radhazi.
Vendasit po kërkojnë pikët për titullin e kampionit, në anën tjetër mysafirët e kanë rastin e fundit për të marrë pikë dhe për të mbetur në garë për qëndrimin në elitë.
Formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson; Cancelo, Rúben Dias, Laporte, Zinchenko; Rodri, Fernandinho, De Bruyne; Grealish, Gabriel Jesús, Sterling
Watford: Foster; Ngakia, Kabasele, Samir, Kamara; Sissoko, Louza, Cleverley; Dennis, King, Sarr.