Manchester City nuk ka arritur të triumfojë përballë Crystal Palace në Selhurst Park në ndeshjen që u mbyll pa gola (0-0).
Kevin De Bruyne, Joao Cancelo që goditi shtyllën, Aymeric Laporte e Riyad Mahrez, patën rastet e tyre në gjysmën e parë, në të cilën nuk pati gola.
Një tjetër shtyllë për Citizens edhe në fraksionin e dytë nga De Bruyne, porse goli nuk arrihej me gjithë rastin e mirë edhe të Bernardo Silva.
Pas këtij barazimi, Manchester City ka katër pikë më shumë se Liverpooli, por Redsat kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe e kanë mundësinë ta ngushtojnë diferencën