Interi po përgatitet të ndërpresë kontratën me Christian Eriksen.
Mesfushori danez nuk ka luajtur që kur u rrëzua gjatë ndeshjes së vendit të tij në Euro 2020 kundër Finlandës në qershor.
Së fundmi u zbulua se ai kishte filluar sërish stërvitjen vetë, në një objekt të organizuar nga klubi i tij lokal në Danimarkë.
Nuk ka asnjë konfirmim nëse Eriksen do të rifillojë apo jo karrierën e tij profesionale.
Megjithatë, edhe nëse kjo është dëshira e 29-vjeçarit, kjo nuk mund të ndodhë në Serie A nëse nuk i hiqet ICD (Implantable Cardioverter Defibrillator) që iu vendos pas arrestit kardiak.
Interi pranon se kjo është jopraktike dhe po punon për të lejuar që Eriksen të largohet nga klubi.
Eriksen iu bashkua Interit nga Tottenham në janar 2020 me një kontratë katërvjeçare e gjysmë.