Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Chelsea në vështirësi pas sanksioneve, Havertz thotë se do të paguajë me paratë e tij aeroplanin për në Lille

Sulmuesi i Chelseat, Kai Havertz, thotë se nuk do ta ketë problem të paguajë udhëtimin me aeroplan për të dhe shokët e tij pasi gjigant londinez nuk ka mundësi që të paguajë udhëtimet në ndeshjet jashtë vendit nga fondet e saj.

Ekipi i Stamford Bridge nuk mund të shesë bileta individuale ose gjëra nga Fan Shopi pasi e gjithë pasuria e klubit është ngrirë për shkak të sanksioneve kundër pronarit Roman Abramovich.

Ndeshja e fundit kundër Newcastle ishte e lehtë për t’u organizuar sepse është një ndeshje në shtëpi dhe në kampionatin e tyre, por ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Lille ka zbuluar disa problemet reale.

Situata financiare në klub është e tillë që është e diskutueshme se si do të udhëtojë Chelsea. Sponsorët kryesorë u tërhoqën dhe kompania Three, e cila reklamon në fanellë, anuloi një kontratë me vlerë 40 milionë funte në vit.

Mirëpo, lojtarët e kësaj skuadre, konkretisht Havertz, ka ofruar të paguajë për udhëtimin e skuadrës për në Francë, e më pas në Middlesbrough për ndeshjen e FA Cup, me shpresën se deri atëherë do të zgjidhen problemet.

“Për momentin ka çështje më të vështira në botë sesa dilema për një udhëtim me autobus ose aeroplan. Unë do të paguaj, nuk ka problem…”, ka thënë Havertz.
Kujtojmë, pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, sanksionet prekën edhe oligarkët rusë, përfshirë Abramovich, dhe qeveria britanike ndaloi të gjitha aktivitetet e tij në ishull.
Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Policia ka nisur një hetim pasi një video u shfaq …

Policia britanike fillon hetimet për dhunën e shkaktuar nga disa persona në nënën e Phil Foden

Interi ka triumfuar në derbin D’Italia ndaj Juventusit që u …

Derby D’Italia i kishte të gjitha, madje edhe fituesin: Interi largohet nga Torino me pikë të plota, Juventusi ngec në garën për titull

📣 Top Lajmet

  • Inter vs Ac Milan Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live

No comments to show.
  • Inter vs Ac Milan Live
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh