Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Menu
  • Ballina
  • Ndeshje Live
  • Lajme Sporti
    • Futboll
    • Basketball
  • Live Score
  • Transferime
  • Chat

Ndeshje Live dhe Lajme nga Sporti

TopLoni.com

Chelsea në Vazo 2: Blutë mund të kenë kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Chelsea mund të ketë skuadra të forta në grupin e Ligës së Kampionëve në shortin që hidhet këtë të enjte.

Me Manchester City që zë vendin e parë për fitimin e Ligës Premier, skuadra e Thomas Tuchel duhet të kënaqet me një vend në vazon 2 së bashku me skuadrat e tjera angleze si Tottenham dhe Liverpool, si dhe Barcelonën dhe Juventusin.

Blutë fituan garën më të madhe për klube në Evropë në vitin 2021, por u mposhtën në mënyrë zemërthyese ndaj kampionëve aktual Real Madridit sezonin e kaluar.

Dhe ata mund të përballen me mbajtësit e trofeut në një përsëritje të çerekfinales së tyre dramatike.

Si kampion i Evropës dhe i Spanjës, Real Madridi është në vazon 1.

City dhe Reali i bashkohen në vazon 1 kampionët e Ligës së Evropës,  Eintracht Frankfurt, si dhe skuadra që renditet në vendin e parë në UEFA, Bayern Munich dhe fituesit e tjerë të ligës Milan, Paris Saint-Germain, Porto dhe Ajax – pa skuadra ruse të lejuara.

Chelsea nuk mund të përballet me lojtarët e Pep Guardiolës pasi ata janë nga i njëjti vend, por udhëtimet në San Siro, Allianz Arena ose Parc des Princes do të ishin gjithashtu ndeshje të ashpra.

Duke folur për San Siro, padyshim skuadra më e fortë në vazon 3 është Interi pasi u mposht nga rivalët e tyre lokal në stadium për titullin e Serie A sezonin e kaluar.

Dhe nëse Chelsea nuk fut një klauzolë speciale në kontratë, i huazuari Romelu Lukaku do të lejohet të luajë për gjigantët italianë kundër klubit të tij mëmë – ashtu siç bëri Philippe Coutinho në fitoren 8-2 të Bayernit ndaj Barçës në vitin 2020.

Ekipet në vazon 3 janë pothuajse të gjitha të finalizuara – me Benfikën që mund të jetë aty, në rast se e mposhtë Dynamo Kievin të martën (sot) në play-off.

Borussia Dortmund, Red Bull Salzburg, Napoli dhe Sporting Lisbona janë ndër klubet më të mëdha në vazon 4.

Dhe për të kompletuar grupin e fortë, Chelsea mund të luajë edhe me Marseillen.

Ata janë të garantuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pasi përfunduan të dytët në Ligue 1 sezonin e kaluar.

Vazo 4 do të përfshijë patjetër Celtic dhe Club Brugge.

Vendet e mbetura do të plotësohen këtë javë deri në raundin final të play-off-it me Rangers, PSV Eindhoven, Kopenhagen dhe Red Star Beograd që shpresojnë të kualifikohen – në vend që të bien në Ligën e Evropës.

Chelsea do t’i zbulojë kundërshtarët e tyre me shortin që do të hidhet në Stamboll – ku do të luhet finalja e 2023 – në orën 17:00 të së enjtes.

Share
Tweet
Email
Ndeshja me parë
Ndeshja e Radhes

Related Articles

Real Madridi ka arritur fitore përballë RB Leipzigut (2-0) në …

Reali merr pikët ndaj Leipzigut

Real Madridi tashmë është duke hartuar plane se si ta …

Stafi trajnerëve të Real Madridit tashmë po diskutojnë se ku përshtatet Mbappe në skemat sulmuese

📣 Top Lajmet

  • Kosova vs Andorra Live
  • Juventus vs Torino Live
  • Bristol City vs Manchester City Live

🏐 Premiere League

⚽ Ndeshje LIVE

  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live

No comments to show.
  • Kosova vs Andorra Live
  • Switzerland vs Israel Live
  • Scotland vs Spain Live
  • Germany vs Belgium Live
  • Wales vs Latvia Live

Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com

Copyright © 2023 Ndeshje Live dhe Lajme Sportive vetem ne TopLoni.com
Shiko Ndeshje Live vetem ne www.TopLoni.com

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh