Chelsea ka regjistruar fitore komode përballë Lille në Stamford Bridge (2-0), në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Pas dy rasteve të njëpasnjëshme për Kai Havertz, erdhi mundësia e fundit, në të cilën ai ishte i saktë. Sulmuesi gjerman e priti një harkim të Hakim Ziyech nga këndi dhe kërceu për të goditur me kokë, ndërsa topi u ndal në rrjetë.
Një tjetër gol, Blutë e realizuan në fraksionin e dytë të lojës. Christian Pulisic u nxor në rast nga N’Golo Kante dhe e dyfishoi epërsinë (63’).
Me gjithë dëshirën që së paku të shënonin një gol, mysafirët nuk ia dolën as me inkuadrimin e Edon Zhegrovës e Hatem Ben Arfas në dhjetë minutat e fundit.
Fitorja e pastër me dy gola epërsi e bën Chelsean favorit për të vazhduar në çerekfinale, edhe pse ndeshja e kthimit zhvillohet para tifozëve të Lille.
Kai Havertz puts Chelsea in front with a fantastic header… 👏 #UCL pic.twitter.com/xeo7uQZ3Mn
— LDN (@LDNFootbalI) February 22, 2022
Christian Pulisic with Chelsea’s second goal… 👏
N’Golo Kanté’s assist! 🤩 pic.twitter.com/8NCA34igVi
— LDN (@LDNFootbalI) February 22, 2022