Klubi anglez, Chelsea thuhet se do të hyjë furishëm në lotarinë për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong, këtë verë.
Mesfushori holandez ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga Barcelona.
Gjigantët katalanas janë të etur për të shitur de Jong, pasi ai është me pagë të lartë dhe jo domosdoshmërisht zgjedhja e parë në mesfushë sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës Sport, Manchester United ka zhvilluar bisedime me Barçën për de Jong dhe thuhet se kanë edhe një marrëveshje.
Megjithatë, burimi vazhdon duke thënë se Chelsea tani ka hyrë në garë për De Jongun.
Blutë janë të gatshëm të ofrojnë mbrojtësit Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso në shkëmbim të pjesshëm.