Chelsea ka shënuar fitore ndaj Lille si mysafir me rezultat 2-1, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Ndeshja në fillim nuk solli raste, duke munguar edhe golat.\
Në minutën e 38-të ishte veterani turk i Lille, Burak Yilmaz që shënoi për 1-0.
Lille 1-0 Chelsea – Burak Yilmaz penalty goal pic.twitter.com/x8kqwFYWde
— KARTALIZM2 🇹🇷 (@kartalizm_2) March 16, 2022
Pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Christian Pulisic që shënoi për 1-1 pas asistimi të Jorghinhos.
Champions League
8vos de final vuelta
Gol de Chelsea 🏴
1-1
Christian Pulisic ⚽🇺🇲
Global 3-1 favor Chelsea 🏴— FutbolGol12 (@Gol12Futbol) March 16, 2022
Lille kishte dy raste në pjesën e dytë, por Burak Yilmaz dhe Xeka nuk ishin të saktë.
Chelsea në rastin e parë arriti të shënojë gol, ku Cesar Azpilicueta ishte i saktë pas asistimit të Mason Mount për 2-1.
Captain Cesar Azpilicueta gives Chelsea the lead against Lille in the Champions League #LOSCCHE #LOSCCHE #Chelsea #CFC #cfc #ARSLIV #BHATOT #JuveVillareal pic.twitter.com/t9ga0mpxK0
— Home of Football (@AM7NEWS) March 16, 2022
Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll me fitoren e dytë të Chelseat, dukë bërë që anglezët të kalojnë në çerekfinale.